Gjoshi: Kurti e mbrojti Kusari-Lilën edhe kur flet me mosrespekt për Enver Zymberin

Betim Gjoshi, sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se hipokrizia e radhës e Qeverisë është sot kur kryeministri Albin Kurti, sipas tij, bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Kurti e ka arsyetuar dhe mbrojtur të gjithë bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe, derisa ajo e përmendte edhe Enver Zymberin.

“Kryeministri Kurti e ka mbrojtur edhe këtë bisedë, ku e dërguara e tij flet me mosrespekt për Heroin Enver Zymberi”.

“Natyrisht se e mbron, sepse Albin Kurti po koordinohet me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit”.

“Për ‘Qeverinë Zdravo’, në krye të së cilës qëndron kryebashkëpunëtori i Radojçiqit, Heroi Enver Zymberi është ‘ai polici që e kanë vra’”, ka thënë Gjoshi.