Pa nisur ende sezoni, aksident me vdekje në Gjirin e Lalëzit

0
293

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditë në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se një 87-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet, pranë fshatit Radë.

“U arrestua E.Q.,37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësorë S.D., 87 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.