Pa u bërë vonë duhet të ndalet kjo qeveri shkatërruese

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ia do të mirën Kosovës.

Prandaj sipas saj, ky pushtet duhet të ndalet “pa u bërë vonë”.

Reagimi i saj vjen pasi Bashkimi Evropian ka njoftuar se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Albin Kurti e ka futur Kosovën në rrugë qorre. Pasojat janë tepër të mëdha për vendin. Sanksionet e vendosura nga BE-ja, për të cilat qenka njoftuar dy ditë më parë Qeveria e Kosovës dhe i ka mbajtur fshehur, flasin për një situatë të jashtëzakonshme”, shkroi ajo në Facebook.

“Çdo ditë e më tepër po konfirmohet se këta nuk ia duan të mirën vendit, andaj pa u bërë vonë duhet ndalur kjo qeveri shkatërruese”.