Paçarizi: Marrëveshja shqiptaro-serbe është urgjencë dhe duhet të ndodh

I pyetur për vërejtjen që i ka dhënë SHBA-ja, Serbisë që të mos blejë raketat ruse, Rrahman Paçarizi, analisti politik, ka thënë se amerikanët janë të shqetësuar dhe të alarmuar nga sjelljet e serbëve.

“Palmer nuk ka pasë nevojë që ta përsëris në Beograd këtë në konferencë për shtyp. Ai mund ta ketë diskutuar këtë çështje dhe sigurisht e ka diskutuar me Vuçiqin, shihet që SHBA-të janë të shqetësuara dhe të alarmuara në fakt nga këto veprime të Serbisë të cila ndodhin midis përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe për të gjetur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Këto janë të ndërlidhura situatën e krijuar pas refuzimit për hapjen e bisedave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, krejt këto janë të ndërlidhura edhe me ftesën që menjëherë u ngut ta bëjë Rusia për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë që të bëhen pjesë e Unionit Euroaziatik, domethënë po bëhet një lojë pak më e madhe se që do të ishte një lojë me Kosovës dhe Serbisë”.

“ Njëfarë mënyrë është një minim i përpjekjeve dhe njëfarë provokimi i situatës edhe me synimin që të destabilizohet Kosova në kohën kur është ende pa institucione dhe duke shpresuar që Kurti dhe partia e tij janë më radikal në qëndrime gjë që ka bërë që SHBA-të të lëvizim me një dinamik të përshpejtuar në rajon t’i përshpejtojnë takimet të bëjnë vizita pak më të gjata si kjo e Palmer, dhe të aktivizohen madje edhe duke i dhënë mesazhe të qarta Serbisë qoftë me kërcënimin për sanksione speciale, qoftë me kërcënimin që duke ja bërë të qartë edhe njëherë që Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën dhe pa e arritur një marrëveshje me Kosovën”.

Ai ka potencuar në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës se marrëveshjen shqiptaro-serbe e sheh si një zgjidhje tjetër kreative që mundet të mos i pëlqejë as Kosovës dhe as Serbisë.

“Marrëveshja shqiptaro-serbe është urgjencë dhe duhet të ndodh edhe për Kosovën edhe për Serbinë edhe për SHBA-në. Unë jam i prirë me mendu që nuk duhet të shihen vetëm këto opsione, SHBA-të e kanë relativizuar presionin për atë opsionin e ndarjes, sepse Vuçiq duket i frikësuar duke thënë në deklarimet e tij se ne duhet të marrim diçka në shkëmbim të njohjes”.

“Do të thotë që mesazhet kanë qenë pak më të ashpra ndaj Vuçiqit, në anën tjetër fakti që nuk ka një presion direkt mbi Kurtin apo mbi përfaqësuesit e LDK-së, si partnerë të koalicionet qeverisës, ka të bëjë me atë se po ju japin kohë sepse nuk janë bërë tamam si institucione, dhe kjo mund të ndikojë në sabotimin e qeverisë ndoshta.

“Mund të prishen mes vete për çështje banale qysh i patën këto goditjet e fundit në mes veti edhe pse elektorati është duke i dashuruar me s veti, tash e kanë kry kontratën paramartesore tash kanë me i këqyr mi nda punët e tyre mes veti”, tha Paçarizi.