Pacolli e quan të nevojshme koordinimin për politikë të jashtme nga krerët shtetëror

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me atë se ai do të koordinohet me presidentin Hashim Thaçi që të jenë unik në politikën e jashtme.

Pacolli këtë e quajti të drejtë dhe të nevojshme, transmeton Klan Kosova.

“Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, për koordinim të politikës së jashtme me akterët kryesorë institucional është shumë e drejtë dhe e nevojshme”.

“Në vitet e kaluara jam përballur drejtpërsëdrejti me fenomenin e mungesës së harmonizimit të veprimeve dhe deklaratave që e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës”.

“Nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes aktorëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.Top of Form