Pacolli: Nuk jam kriminel, devijova rrugën me fluturaken time sepse kisha frikë nga ndonjë ‘akt terrorist’

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka folur para gazetarëve në momentin kur ka arritur në aeroportin e Prishtinës.

“Është hera e parë që jam frikësuar dhe kam devijuar rrugën sepse kasha frikë mos kryenin ndonjë akt terrorist ndaj meje. Jam frikësu nga të gjitha presionet që kam ardhë deri në momentin dhe lojërat që janë ba deri në momentin kur jam nis në Kosovë”, ka thënë ai.

“Unë absolutisht nuk do të rezistoj, unë jam që të respektoj normat sic janë të gjitha rregullat për qytetarët e Kosovës. Jam kënaqë duke lexu, Nuk më ka pëlqy deklarata se kur të hyj unë do të arrestohem, ka qenë top lajm edhe në Serbi, nuk është e drejtë të intimidohem në shtetin tim. Unë nuk jam kriminel, jam qytetar dhe mundem sot cdokund me zgjedhë për të jetu, kam zgjedhë Kosovën ku do të jetoj edhe pjesën tjetër të jetës dhe këtë të drejtë nuk ia lejoj askujt t’ma cënojë”, ka thënë Pacolli.