Nuk pranoi të qëndronte në stol ndaj Kosovës, shkarkohet trajner serb i Malit të Zi

Ljubisha Tumbakoviç nuk do të jetë më trajneri i Mali të Zi. Federata e Futbollit e Malit të Zi ka vendosur ta shkarkojë Ljubisa Tumabakoviçin nga pozita e trajnerit të ekipit kombëtar, pasi që nuk pranojë ta drejtojë skuadrën e tij kundër Kosovës.

Pas presionit të madh politik nga Beogradi, trajneri serb Ljubisa Tumbakoviç dhe ndihmës trajneri i parë, Sasa Jankoviç, u tërhoqën pak orë para ndeshje skundër Kosovës, së bashku me dy futbollistë të tjerë.

Ai kishte marrë urdhër nga ultrasit serb të Beogradit, të mos të luante në këtë sfidë dhe kështu Federata e futbollit të Mali të Zi, ditën e sotme e ka shkarkuar.

Edhe dy lojtarë me origjinë serbe morën presione nga serbët, por Federata nuk ka marrë ende një vendim për ta. Bëhet fjalë për dy futbollistët e skuadrës serbe të Crvena Zvesdës, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkoviç.