Pacolli për planin e atentatit ndaj Kurtit: Është një konspiracion

0
51

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, mendon se nuk është planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, dhe e ka cilësuar këtë një konspiracion.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Pacolli u shpreh se personi i cili është akuzuar se do të kryente atentatin, nuk është nga ata të cilët janë të aftë për të kryer diçka të tillë.

“Unë sigurisht, me hidhërim e kam marrë këtë lajm, por mbrëmë është shëndoshur zemra ime, për arsye e kam parë intervistën e atij që është akuzuar për atentatin, kam parë fytyrën e tij, ai njeri nuk është njeri i atentateve.

“Unë personalisht nuk besoj se ai njeri as do ketë planifikuar apo folur me dikë që do bëjë ndonjë atentat. Është një konsipracion. Viktimë e konspiracioneve të këtij lloji kam qenë edhe unë disa herë. Mendim im, nuk ka pasur atentat, është një konspiracion”, theksoi ai.