Paditet ministri, Liburn Aliu, pajisi me leje mjedisore kompaninë ‘Kelkos’

Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe EcoZ kanë dorëzuar padi kundër Ministrit të Mjedisit, Luburn Aliu, pasi sipas tyre i njëjti kishte pajisur fshehurazi me leje mjedisore kompaninë ‘Kelkos’.

Në njoftimin e tyre thuhet se kjo kompani është përgjegjëse për degradimin e Parkut Kombëtar, Bjeshkët e Nemuna dhe Deçanit.

“Ministri Aliu ka injoruar edhe kerkesen ligjore te Kryeministrit dhe ka favorizuar kundërligjshëm kompaninë Kelkos, duke shkuar edhe një hap me tutje se ministrat e qeverive të kaluara” thuhet në njoftim.

Ata përmes padisë kërkojnë anulimin e menjëhershëm të lejes mjedisore të lëshuar për kompaninë Kelkos gjë e cila sipas tyre do ta shpëtonte shkatërrimin e ambientit në Deçan.

Reagimi i plotë:

Sot, bashkë me Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi dhe EcoZ dorezuam padi kundër Ministrisë së Mjedisit pasi u zbulua që fshehurazi kishin pajisur Kekosin me leje mjedsiore. Kompania Kelkos, tashmë partnere e ministrit Liburn Aliu, është përgjegjëse për degradimin e Parkut Kombëtare, Bjeshket e Nemuna dhe Deçanit, komunë kjo që kishte pamje që të linin pa frymë ndërsa tani, ashtu siç dëshmohet në foto, ato pamje të ngjallin vetëm keqardhje.

Veçanërisht shqetësues është fakti se lejet janë dhënë përmes një udhëzimi administrativ për të cilën pas ankesës sonë, Zyra e Kryeministrit Albin Kurti kishte dërguar udhëzime ligjore në Ministri duke kërkuar që të plotësojë atë Udhezim Administrativ për të përfshirë pjesëmarrjen publike. Ministri Aliu ka injoruar edhe kerkesen ligjore te Kryeministrit dhe ka favorizuar kundërligjshëm kompaninë Kelkos, duke shkuar edhe një hap me tutje se ministrat e qeverive të kaluara.

Përmes kësaj padie ne kërkojmë anulimin e menjëhershëm të lejes mjedisore të lëshuar për kompaninë Kelkos, gjë që do ta shpëtonte shkatërrimin e ambientit në Deçan.
Shihni dëmet që i ka shkaktuar hidrocentrali që i dhanë leje pa bërë rehabilitim. Megjithatë, xhepat e thellë dhe lidhjet e tyre me politikanët tanë po ua largojnë përgjegjësinë dhe mundësojnë shkatërrimin e mëtejshëm të Deçanit. Riverwatch Grupi për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit. Thomas Waitz ViolavonCramon MEP Austrian Embassy Pristina Vjosa Osmani Pishtarët Rinon Arifi.