LDK jep detaje për formën e zgjedhjes së kryetarit të ri, ai do ketë mandat deri në gusht të 2023-tës

Një ditë pas mbajtës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Nga LDK thotë se pas Kuvendi i kësaj partie po bënë përgatitjet për të zgjedhur kryetarin e ri.

Nëpërmjet një njoftimi nga LDK thuhet se kryetari i ri do të ketë mandatin deri në gusht të 2023-ës.

Aty po ashtu bëhet e ditur se konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe strukturat e LDK-së do të bëhen deri në fund të muajit.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj. Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023. Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues. Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së. Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së.