Pajtim Kasami vendimtar, shënon dy gola në fitoren e Sionit ndaj Xamaxit (video)

Ylli shqiptar, Pajtim Kasami ka vazhduar formën e mirë dhe golat me skuadrën e Sionit në Superligën e Zvicrës.

Sioni ka arritur të marr një fitore të madhe me rezultat 3-1 në udhëtim te Xamaxi në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.

Më meritori në këtë fitore të mysafirëve padyshim se ishte ylli shqiptar, Pajtim Kasami, i cili shënoi dy gola.

Kasami u tregua vendimtar në minutën e 57-të duke shënuar për 2-1 pas asistimit të shqiptarit tjetër, Ermir Lenjani.

Shqiptari nga Maqedonia nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 70-të shënoi golin e dytë personal dhe të fitores 3-1 për Sionin.

https://youtu.be/k5DDv8QRwas

https://youtu.be/Rx7CaOECoWA