Pajtohen dy familje në Pejë

0
93

Dy familje kanë shtrirë sot dorën e pajtimit në Pejë, bëri të ditur ish-deputeti Adem Grabovci.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se familjet Muriqi dhe Feta nga Peja sot janë pajtuar.

“Pajtohen familjet Muriqi dhe Feta nga Peja. Respekt dhe falënderim pafund për të gjithë ata që shtrinë dorën e pajtimit. Në këto kohë të vështira, sikurse në çdo kohë të vështirë tjetër, shtrirja e dorës se pajtimit, është akt kombetar.Vetëm kështu, të bashkuar, do i bëjmë ballë sfidave si shoqëri”, shkroi Grabovci.