Pakot me gjëra esenciale të arrestuarve në Hagë tash e tutje do t’i dërgoj Ministria e Drejtësisë

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku me anë të një postimi ka folur në lidhje me dërgimin e pakove me gjëra esenciale të të arrestuarve në Hagë.

Ai në postimin e tij ka treguar se dërgimin e pakove të familjarëve të të arrestuarve në Hagë tash e tutje do ta bëj Ministria e Drejtësisë, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë:

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka thënë se arsyeja përse nuk janë dërguar pakot me gjëra ecenciale për Jakup Krasniqin në Hagë është sepse ka skaduar kontrata me operatorin ekonomik”.
Për ta arsyetuar ata këtë, do të duhej që ta publikonin atë kontratë, sepse nuk besoj që ka pasur një të tillë.

“Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se kanë marrë përsipër dërgimin e pakove nga familja për personat që gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, si të arrestuar nga Specialja”.
Në fakt, pas skandalit me vendimin e MPJD, Ministria e Drejtësisë më kanë thirrë dje në telefon, për t’më informuar se e marrin përsipër këtë pas takimit me familjarët.

Gjatë ditës së djeshme, vajza e Jakup Krasniqit me anë të një postimi tha se MPJ e Kosovës nuk po i dërgon pakot me gjëra esenciale.

MPJ doli me arsyetimin se kontrata me operatorin ekonomik ka skaduar./Fokusi.info/