Aksident komunikacioni, goditet lopa me makinë, pasi kalon rrugën gjatë natës (video)

Një lexues i portalit Drenica Press, ka bërë të ditur se në fshatin Gjurgjicë është goditur një lopë nga një makinë deri sa ajo natën po kalonte rrugën.

Sipas burimeve të Drenica Press, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta. Ndërsa policia është njoftuar për aksidentin, por ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.