Pallaska: Albin Kurti me shpenzime të shtetit, pa fije turpi, bënë fushatë në Shqipëri

Avokati Dastid Pallaska, ka kritikuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri.

Ai ka thënë se Kurti është kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal.

“Ani u ankoshim për disa zyrtarë që shkonin në pushim fundjave në Shqipëri me vetura zyrtare. Tash Kryeministri me vetura zyrtare e eskortë, me shpenzime të shtetit, bënë fushatë politike në Shqipëri, dhe atë pa fije turpi. Asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një Kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal. Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosim qytetarët që kanë ZGJEDHUR që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre këtu dhe vetëm atëherë kur vendin e udhëheq dikush që nuk ka atdhe rezervë. Kush ka më shumë se një atdhe, nuk kanë asnjë atdhe!!!”, ka shkruar ndër të tjerash Pallaska në Facebook.

Postimi i plotë:

Ani u ankoshim për disa zyrtarë që shkonin në pushim fundjave në Shqipëri me vetura zyrtare.

Tash Kryeministri me vetura zyrtare e eskortë, me shpenzime të shtetit, bënë fushatë politike në Shqipëri, dhe atë pa fije turpi.

Asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një Kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal.

Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosin qytetarët që kanë ZGJEDHUR që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre këtu dhe vetëm atëherë kur vendin e udhëheq dikush që nuk ka atdhe rezervë.

Kush ka më shumë se një atdhe, nuk kanë asnjë atdhe!!!