Pallaska i thotë Kurtit, “Kryeministër i qytetarëve të pavaksinuar”

Avokati i njohur, Dastid Pallaska i ka vendosur një titull kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke e quajtur “Kryeministri i qytetarëve të pavaksinuar”.

Pallaska ka thënë se titulli që ai ia vendosi Kurtit tingllon si të jetë titull romani i shkrimtarit Ismail Kadare.

Këtë veprim, Pallaska e ka bërë për faktin se Kosova ka mbetur shumë prapa me vaksinimin e qytetaëve për COVID-19, teksa së fundmi temë kryesore ka qenë edhe sigurimi i vaksinave, gjë që nuk është bërë nga qeveria e Albin Kurtit.

Postimi i Pallaskës:

“Kryeministri i qytetarëve të pavaksinuar”

Po tingëllon si me qenë titull romani i Kadaresë?

Fatkeqësisht, është thjeshtë një fakt i hidhur i shoqërisë tonë!