Pallatet e dëmtuara/ Rama paralajmëron ndërtuesit: Ose do i riparojnë ose do shkojnë ne burg

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në mbledhjet që po zhvillohet se për pallatet e dëmtuara, jo si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit, por për shkak të gabimeve në realizim, do të duhet të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar.

Kryeministri u shpreh se ka jo pak ndërtesa që janë në këtë kategori, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk do t’i rikuperojnë, do të shkojnë në burg.

“Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar. O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm”, tha kryeministri.