Bashkimi Evropian reagon për hedhjen e granatës së dorës në veri

Bashkimi Evropian ka reaguar për rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut, ku në një shtëpi është hedhur granatë dore.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se BE-ja po e vëzhgon me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën në veri të Kosovës.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve”, ka thënë Stano./RTK