Limaj uron veteranët, kujton sulmin e parë ndaj familjes Jashari

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar veteranët në ditën e tyre.

“Në “Ditën e Veteranit”, nderojmë veteranët e luftës tonë çlirimtare të cilët dhanë gjithçka që të jetësohet ëndrra shekullore e qytetarëve për ta pasur shtetin tonë. Në këtë ditë kujtojmë me respekt sakrificën e të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve të Kombit të cilët bënë të mundur lirinë tonë!”

Ai ka kujtuar edhe sulmin e parë të forcave serbe ndaj familjes së Adem Jasharit.

“Po ashtu, sot mbushen 28 vjet nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz. Mirënjohje e respekt për të gjithë veteranët!”.