Tragjike, punëtori bie nga kati i tretë vdes në vend

Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës. I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23.

Policia është duke e hetuar këtë rast.