Pamje apokaliptike, shikoni çfarë ka shkaktuar sot tërmeti 7.8 ballë në Alaskë (VIDEO)

Një tërmet shumë i fuqishëm 7.8 ballë goditi Alaskën ditën e sotme. Epiqendra e tërmetit ishte në detin e Gadishullit të Alaskës, 105 kilometra në jug—juglindje të Perryville.

Menjëherë autoritetet dhanë alarmin për tsunami, por më pas situata u qetësua, dhe pse rreziku ekziston. Qytetarët u paralajmëruan që të mos qendrojnë afër zonave të rrezikuara.

Fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete, por shumë dëme materiale. Siç shihet edhe në foto, rrugët janë shkatërruar totalisht duke rrezikuar udhëtarët.