E rrahin dru, e bëjnë për spital

Një person ka marrë lëndime trupore, pasi është rrahur me mjete druri nga tre persona të tjerë në Rahovec.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Cufa”, mbrëmë në ora 20.55.

Personi i sulmuar ka marrë tretman mjekësor, ndërsa sulmuesit janë dërguar në stacion policor, ku pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.