Pamje nga aksidenti i rëndë te “Kroni i Mbretit”, ku humbi jetën një person (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar, shkruan Fokusi.info.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit”, rreth orës 11:15.

Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informatave fillestare një person ka vdekur, ndërkaq dy të tjerë janë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

Një lexues i Fokusi.info, i cili ka qenë dëshmitar kur ka ndodhur aksidenti, e ka dërguar në redaksinë tonë një video.

Për më shumë shikoni videon./Fokusi.info/