Pamje nga aksidenti në aksin Fier-Vlorë, përplasen dy mjete, tre të vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku kanë humbur jetën tre persona.

Aksidenti ndodhi pranë vendit të njohur si “Kripa” ku janë përplasur dy mjete dhe njëri prej tyre ka dalë nga rruga.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.