Kryeministri Hoti ftohet që të raportojë rreth dialogut të premten në Kuvend

Kryeministri, Avdullah Hoti, është thirrur nga Kryesia e Kuvendit që të premten të raportojë në Kuvend rreth takimit me Vucicin që pati të enjten në Bruksel.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka bërë të ditur se ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Kuvendit që të kemi raportime të kryeministrit.

Ajo ka bërë të ditur se të premten në ora 12:00, kryeministri Hoti është i ftuar që të raportojë para Kuvendit.

“Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Kuvendit që të kemi raportime të kryeministrit edhe para nisjes në dialog edhe pas kthimit, tani pasi e morëm letrën që ai të vjen në Kuvend, e kemi ftuar për të premten për në ora 12:00. Presim përgjigje edhe njëherë, kjo është koha që e kemi kërkuar ne, duhet të jemi të sigurtë që përfundojme agjendën e seancës së paraparë ku janë në rend të ditës marrëveshjet ndërkomëbtare dhe Telekomi. Shpresoj shumë që kësaj radhe t’i përgjigjet kërkesave tona”, ka thënë Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani lajmin e ka bërë të ditur sot gjatë një konferencë që ka pasur pas takimit me krytarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha.