Pamje nga komuna e Zveçanit, KFOR largohet – mbetet Njësia Speciale e Policisë së Kosovës

Trupat e KFOR-it janë tërhequr nga pozicionet e tyre afër ndërtesës së komunës së Zveçanit, pas vlerësimit të tyre se gjendja është stabilizuar.

E mediat lokale veçse kanë publikuar pamje të zonës, nga ku dhe para ndërtesës së komunës së Zveçanit, aktualisht duket e pozicionuar një autoblindë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, përcjell klankosova.tv.

Tutje siç shkruan Kontakt Plus, aty shihen edhe disa automjete të policisë me patrullime të rregullta që raportohet të jenë ende në fuqi.