Rrihen disa persona në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Disa persona janë perleshur fizikisht në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cilli tha se janë shoqëruar në polici 7-8 persona.

“Kemi informatën se ka ndodhur një rrahje në rrugën “Fehmi Agani”, Prishtinë. Rreth 7-8 persona janë shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë shkurt Krasniqi.