Pamje nga përleshjet masive mes fansave të Pejës dhe Ponte Prizrenit në ‘Mizahir Isma’ (Video)

Peja e ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 97:86 (19:13, 33:21, 25:24, 20:28) në ndeshjen e parë çerekfinale në Oso Termosistem Final 8.

Në palestër pati përleshje mes pejanëve dhe tifozëve vendës rahovecianë.

Në një video të publikuar në Facebook, shihet konflikti fizik mes tifozëve.

Ndryshe, Peja e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti që të fitojë çerekun e parë me rezultat 19:13.

Pejanët ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 33:21, për të shkuar në pushim me rezultat 52:34. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e tretë (25:24), ku të dy skuadrat ishin të barabarta në fushë.

Pejanët ruajtën epërsinë e krijuar, derisa Ponte nuk arrinte të shkrinte epërsinë e Verdhezinjëve. Epërsia më e madhe e Pejës ishte 22 pikë, 69:47. Drama ndodhi në periodën e fundit. Prizreni rikthehet fuqishëm dhe arrin të afrojë rezultatin në 87:83.

Në fund Peja ishte më e vëmendshme dhe triumfoi me rezultat 97:86.