Pamje nga shpërthimi i fuqishëm i bombolës së gazit në Ferizaj, disa të lënduar (Video)

Një bombolë gazi ka shpërthyer para pak çastesh në një lokal në Ferizaj.

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe aktualisht janë lënduar 31 persona.

Shpërthimi ka ndodhur në “Village” të Ferizaj, ndërsa aktualisht në vendin e ngjarjes janë policia, zjarrfikësit dhe mjekët.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.