Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet se u therr për vdekje një 19-vjeçar nga Kosova në kufirin Serbi – Kroaci (PAMJE)

Një i ri nga Kosova dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur, pasi një grup emigrantësh nga Afganistani i kanë sulmuar afër pikës kufitare Serbi – Kroaci, që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi.

Viktima dyshohet se është një 19-vjeçar nga Kosova dhe polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”.

Ndërkohë mediat lokale atje kanë publikuar edhe fotografi ku shihet një trup i shtrirë i gjakosur dhe mendohet të jetë i 19-vjeçarit nga Kosova.

Burri që arriti të arratisej dhe i shpëtoi policit u transferua në stacionin policor në Shid, ku njohu një nga sulmuesit.

Siç raportohet, policia është në kërkim intensiv të një emigranti nga Afganistan.