Pamje nga vendi ku u gjet pa shenja jete një 37-vjeçar në një veturë në Kaçanik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Kaçanik, ku një person është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën ‘Vëllezërit Çaka’.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili ka bërë me dije se viktima është një 37-vjeçar.

Sipas Veselit, njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik,  në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është  konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, tha Veseli./Fokusi.info/