Pamje nga vetaksidenti në Prishtinë, dyshohet se ishte duke vozitur një 12 vjeçar

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një vetaksident në rrugën “Asllan Pireva”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse, tani sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje të këtij vetaksidenti dhe kanë treguar se personi i cili ishte duke vozitur dyshohet se ishte 12 vjeçar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 13:31, në rrugën “Asllan Pireva”, ka ndodhur një aksident trafiku, e përfshirë ka qenë vetëm një veturë (vetaksident). Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia policore po merret me aksidentin”, tha Krasniqi.