Serbia zgjat vlefshmërinë e regjistrimit të automjeteve me targa serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka miratuar rregulloren për kushte të veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të automjeteve me targa të qyteteve dhe komunave të Kosovës, e cila hyn në fuqi sot.

Me miratimin e kësaj rregulloreje, tani e tutje do të vijojë regjistrimi i të gjitha automjeteve me targa KM, PR, GL dhe emrat e qyteteve tjera serbe në Kosovë.

“Qeveria e ka marrë këtë vendim në përputhje me rregulloren për regjistrimin e automjeteve të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit për zgjidhje të përhershme të çështjes së targave të automjeteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e qeverisë serbe.