Pamje nga vetura e shkatërruar pas vetëaksidentit në Batllavë ku një person u lëndua rëndë

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rrugës për në Batllavë.

Gazeta Sinjali siguruar pamje nga aksidenti, ku shihet vetura e cila është e dëmtuar në masë të madhe.

Policia ka njoftuar se janë duke u marrë me rastin. Sipas informatave, vetura ka goditur murin e një shtëpie me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.