Drecun: Lajçak ofronte zgjidhje të reja në dialog, Prishtina as që dëgjonte

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Miroslav Drecun, ka vlerësuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kurrë s’kanë qenë për procesin e dialogut.

“Çfarë më brengos është se delegacioni i Prishtinës kurrë s’ka folur hapur, por vetëm përmes negociatorit”, ka thënë Drecun për TV Pink, transmeton Klankosova.tv.

Ai madje ka thënë se ndërmjetësuesi Miroslav Lajcak ka shpalosur zgjidhje të reja që sipas tij Prishtina as nuk ka dashur të dëgjojë, derisa Beogradi ka qenë i gatshëm që t’i pranojë.

“Ata nuk duan që t’i hapin arkivat, ata u dedikohen problemeve. Ata refuzojnë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, veçanërisht atë për asociacionin”.

“Qëllimi strategjik i Prishtinës është spastrimit etnik i serbëve”.