Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Sot do të mbahet seanca ceremoniale, ku edhe do të bëhet emërimi i kryesisë së re të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në këtë seancë pritet të bëhet edhe betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, teksa do të bëhet edhe pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Prishtinës tek i zgjedhuri Përparim Rama.

Ky pranim-dorëzim do të bëhet me fillim nga ora 10:30 përcjell Fokusi.info.