Pamje të rënda nga aksidenti i tmerrshëm ku vdiqën dy të rinj

Mbrëmë rreth orës 22:00 në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë në rrugën transitore për Mitrovicë ka ndodhur një vetaksident, kanë vdekur dy të rinj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Policia thotë se sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor.

Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeç.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.