PAMJET E RENDA/ Ndërron jetë gruaja që u plagos brenda Kongresit Amerikan

Garda Kombëtare është dërguar në ndërtesën e Kongresit Amerikan për të vendosur nën kontroll situatën, pasi protestuesit pro-Trump pushtuan godinën. Si pasojë e protestave një grua është plagosur brenda godinës, por ajo ka ndërruar jetë pak orë më pas në spital.

Sipas Daily Mail, gruaja është qëlluar në gjoks. Deri më tani po raportohet se janë edhe 6 të plagosur të tjerë. Ende nuk dihet kush qëlloi mbi gruan, por në pamje shihet se si policia po i jep ndihmë.