Pamjet e shkundjes së lokalit të boshatisur nga tërmeti

Report Tv sjell dy video të tjera nga dy lokale në Tiranë që tregojnë kohëzgjatjen e tërmetit para dy ditësh që tronditi vendin duke shkaktuar mbi 30 viktima në Thumanë dhe në Durrës, pasi u shembën disa pallate dhe objekte.

Në pamje duket ngrohësja e lokalit dhe tenda që tunden nga lëkundja e fortë e tërmetit 6.4 ballë. Lëkundja nga tërmeti zgjati nga 25-30 sekonda. Fatmirësisht në Tiranë nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale.

Në ambientet e lokaleve nga ku janë marrë pamjet nuk ka asnjë person, pasi tërmeti u regjistrua në orën 04:50 të datës 26 nëntor, por më pas i nxori të gjithë në rrugë nga frika dhe paniku.