Panariti kundër Berishës për masakrën urbane: Edhe Enver Hoxha e ndalonte me ligj banimin përreth hidrocentraleve

Drejtori i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti duke folur për përmbytjet tha se zonat më të kërcënuara nga përmbytjet janë Lezha, Shkodra dhe përreth lumit Vjosa. Ai theksoi se është e nevojshme që të krijohet një plan i mirëmenduar, në mënyrë që këto situata të përsëritura të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.

“Shqipëria është e populluar kudo. Ultësira e Lezhës dhe e Shkodrës, por edhe buzë lumit Vjosë, janë të riskuara dhe kërkojnë një zgjidhje; duhet të mbrohen nga uji. Kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme. Kërkohet një studim. Ndërhyrjet në diga, argjinaturat, duhen shoqëruar me largimin e bizneseve në kohë. Enver Hoxha ndalonte me ligj që zonat poshtë hidrocentraleve të ishin të banuara, pasi banorët rrezikoheshin. Nuk është çështje për të bërë politik, duhet të jetë një sistem integral”, tha Panariti në një intervistë për Vizion Plus.

Edhe pse jo në mënyrë direket, Panariti ka dalë kundër Sali Berishës, pasi ndërtimet pa leje në zonat ku nuk ishin për ndërtim janë lejuar në kohën kur qeveriste Sali Berisha, i cili njihet edhe si aktori kryesor i maskues urbane dhe ndërtimeve pa kriter në të gjithë vendin.