Zeka përmend dy emra në qeverinë Kurti: Na bëjnë krenar neve gërrnaqave të diasporës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka folur për përbërjen e qeverisë së re Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se janë dy emra nga diaspora që pikasin në këtë përbërje.

Zeka ka përmendur ministrin e ri të mbrojtjes, Armend Hajn, dhe atë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Na bejne krenar ne gerrnaqave te diasporas”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dy emra qe na bejne krenar ne gerrnaqave te diaspores

Dje u inaguru Kuvendi i Republikes. U zgjodh edhe Kryetari Glauk Konjufca. Glauku vjen nga nje familje qe tane jeten ka qene e perndjekur nga Beogradi.

Pastaj i erdhi radha qeverise. Pozite dhe opozite treguan kulture te larte politike. Kryeminister u zgjodh Albin Kurti, njeri qe drejtoi protestate e studenteve ne vitin 1997, pastaj asistent ne Zyren e UÇK-se ne Prishtine, bashke me Adem Demaçin, e ne fund i burgosur nga Serbia.

Ne listen e ministrave, pame dy prej tyre, Donika Gervallen dhe Armend Mehajn, qe na bejne krenar ne gerrnaqave te diaspores.

Donika, perpos qe eshte vajza e intelektualit e patriotit te madh shqipetar, Jusuf Gervalla, ajo eshte teper e pergaditur per postin qe ka marre. Babai i saje, Jusuf Gervalla, bashke me vellain Bardhoshin, dhe shokun e tyre Kadri Zeka, jane vra nga Serbia, me 17 Janar 1982, ne aferdi te Shtutgardit.

Armend Mehaj vjen poashtu nga nje familje e perndjekur nga Serbia. Prinderit e Armendit kane qene ne çdo aktivitet patriotik e antijugosllav qe kemi organizuar ne Skandinavi.

Armendi eshte nje djale super i pergaditur per postin qe ka marre. I shkolluar si ushtarak ne shkollat e NATO/s ne Norvegji, dhe i dokoruar gjithandej.

Te gjitha keto qe i thame me larte, ne mergimtareve na bejne krenar qe Donika dhe Armendi do jene zeri yne ne Kosove.

Urime dhe suksese.