Pandemia në Shqipëri, 3 viktima në 24 orë dhe 587 raste të reja

Tre persona të tjerë kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e pandemisë së koronavirusit në 24 orët e fundit.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se 587 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 nga 3143 testime të kryera.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar, ndërkohë që në të gjithë vendin janë  8,401 pacientë aktivë me koronavirus.