Panik në Izrael, aeroplani i dëmtuar me 152 pasagjerë detyrohet të aterroj pa njërën rrotë (Video)

Në aeroportin “Ben Gurion” në Izrael janë aktivizuar të gjitha ekipet emergjente, derisa pritet aterrimi i një aeroplani të dëmtuar në trup të cilit i mungon një rrotë.

Në aeroplanin Boeing 737 gjenden 152 pasagjerë, kurse në aeroport kanë dalë qindra autoambulanca, zjarrfikëse, policë dhe ekipe emergjente dhe që të gjithë janë në gjendje gatishmërie, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i dëmtuar është duke fluturuar nëpër zonën ajrore të Izraelit, me qëllim që të shpenzojë sa më shumë karburant dhe ta ketë më të lehtë aterrimin në pistë.

Fillimisht në ajër ishin ngritur aeroplanët luftarakë, të cilët kishin marrë informata se bëhet fjalë për një aeroplan të dëmtuar dhe që i mungonte rrota e majtë.

Ky model i Boeing 737 i ka dy rrota në të dy anët dhe një nën hundë që ndihmon në aterrimin sa më të sigurtë.