Rrokulliset traktori në magjistralen Podujevë – Prishtinë, raportohet për të lënduar (Video)

Në magjistralen Podujevë – Prishtinë, është rrokullisur një traktor së bashku me rimorkion që e posedonte prapa.

Nga kjo ndodhi ka mbetur një person i lënduar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia të cilët janë duke hetuar rastin.