Para 1 muaji donte shkarkimin e Thaçit për bashkëpunim me KFOR-in, tash Kurti e akuzon për mosbashkëpunim

Kryeministri Albin Kurti vazhdon të dalë kontradiktor me deklaratat e tij brenda afateve të shkurta kohore, transmeton Periskopi.

Ai sonte në një konferencë për  media akuzoi presidentin Hashim Thaçi se nuk po bashkëpunon me KFOR-in për vendime të rëndësishme të sigurisë së vendit, siç është rasti i fundit me propozimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme shkaku i koronavirusit.

‘’Hashim Thaci nuk po bashkëpunon me KFOR-in. Jam cuditur kur sot jam takuar me Komandantin e KFOR-it dhe  më tha se nuk e kishte takuar fare presidentin për propozimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme’’, ka thënë Kurti.

Kujtojmë që para disa javësh Kurti doli në një konferencë urgjente për të treguar një ‘sekret’ të presidentit Thaçi me KFOR-in rreth situatës në veri.  Ai e akuzoi Thaçin për shkelje të sovranitetit për shkak të bashkëpunimit të ofruar ndaj ish sekretarit të Përgjithshmë, Andres Fogh Rasmussen.