Paradokse shqiptare – Si ka mundësi që “e majta” dhe “e djathta” për arsimin e shëndetësinë të pajtohen 100%?

0
432

Dje u mbajt takimi i pestë në mes të grupeve punuese të LVV-së dhe të LDK-së. Tema të diskutimit ishin arsim dhe shëndetësia.

Pas takimit, për medie u deklarua vetëm Glauk Konjufca. Ai, pa iu dridhur zëri, deklaroi se LVV dhe LDK për temat e sotme, respektivisht arsimin e shëndetësinë u pajtuan pothuajse 100 përqind.

Dhe kjo paraqet një paradoks të vërtetë! LVV deklarohet vazhdimisht si një subjekt i qendrës së majtë, ndërsa LDK deklarohet si subjekt politik i djathtë. Kur janë në pyetje temat si shëndetësia, arsimi, ekonomia e shumë të tjera të natyrës së jetës së përditshme e të fushave sociale, është e natyrshme që partitë e majta dhe të djathta të kenë divergjenca të theksuara. Kështu ndodhë në krejt botën, por tek ne – jo!

Habit fakti se shumë analistë e gazetarë këtë e paraqesin si një të arritur dhe si një standard të ri në skenën politike shqiptare. Kjo vërtetë është risi, por është një risi paradoksale.

Këto divergjenca nuk do të thotë se e pamundësojnë koalicionin apo marrëveshjen qeverisëse, por LVV dhe LDK nga frika e ndonjë përqarjeje, po na servirin edhe xhevahire të tilla, të papara në botë./Fokusi.info/