Paralajmërimet e Kurtit për riorganizmin e grupit paramilitar serb, Berisha: Pjesë e skenarit për të krijuar një psikozë lufte

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për një riorganizim të grupit paramilitar serb në Rashkë të Serbisë.

Berisha e quan këtë një pjesë të një skenari me qëllim të krijimit të një psikozë luftë dhe frike në qytetarë, duke pretenduar se ky skenar synon të justifikojë implementimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

“Edhe tash nëse ndodhë sipas paralajmërimeve të Kurtit, është në suazat e programit skenarit për të krijuar një psikozë luftë, frikë të qytetarët dhe me e arsyetu implementimin e marrëveshjeve të dëmshme për këtë vend”, tha Berisha për RTV Dukagjini.

Paralajmërimi i kryeministrit, Albin Kurti, se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist të Milan Radoiçiq, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serbe është pjesë e një skenari, sipas deputetit  Berisha.

E ky skenar, sipas tij, “është i atyre të akterëve që janë ulur në tavolinën e bisedimeve”.

“Mund të jetë i të gjithë akterëve që u ulën në tavolinë dhe influencohen nga jashtë, se aty nuk ulen veç me kokën e vet, po kanë edhe influencimin nga jashtë. Vuçiq përfaqëson satelitin e Rusisë në Ballkan…. Edhe nëse ndodhë nesër një sulm kryeministri po e din, NATO po e din, Be-ja po e din. Po thotë edhe në Rashkë janë duke u stërvitur edhe e e din kush, Radojoçiqi, të cilin ky e ka leju me u largu prej Banjskës, po stërvit njerëzit me ardh në Kosovë”, ka thënë Berisha.