Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike, ashtu sikurse ditëve të kaluara, do të vazhdoje të mbajë edhe sot, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Sipas institutit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.