Paralajmëron Jashari: Nuk garantojmë asgjë për protestën e nesërme të veteranëve

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve ka paralajmëruar se nëse protesta e nesërme del jashtë kontrollit, përgjegjësia bie mbi Albin Kurtin.

Ai ka shtuar se sot kanë pasur takim me Policinë e Kosovës.

“Zhgënjimi është i madh, pakënaqësitë janë të mëdha, dhe ne kemi bërë thirrje që të jetë protestë gjithë popullore, të jetë e qetë, dhe ne do të jemi në ballë. Sot kemi pasur takim me Policinë e Kosovës, kanë qenë në zyrat e organizatave të dala nga lufta, dhe ju kemi sqaru që protesta do të jetë e qetë, dhe ata janë zotuar që do të jenë bashkë punues me neve”, tha Jashari në Kanal 10.

Jashari po ashtu tha se nuk garantojnë asgjë për protestën e nesërme të veteranëve, dhe se përgjegjësia bie mbi Albin Kurtin.