Parashikimi i motit

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Të enjten parashihen reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte, njofton IHMK.